DITA E 58-të E LUFTËS NË UKRAINË

Sot është dita e 58-të e luftës në Ukrainë, duke u bazuar në njoftimin e presidentit të Ukrainës, Vollodimir Zelenski, armëpushim nuk do të ketë as gjatë festave të pashkëve. Ai ka thënë se Rusia nuk ka pranuar për armëpushim, por thekson se prapëseprapë shpreson për paqe. Njëkohësisht ai ka ftuar vendet perëndimore që t’i sigurojnë më shumë armë Ukrainës. Mariupoli, i cili siç bëhet me dije nga Moska kontrollohet nga rusët, edhe më tej është në fokus të luftës që ka filluar më 24 shkurt. Kievi ka bërë me dije se 120 mijë civilë nuk mund të largohen nga qyteti, i cili për shkak të sulmeve të vazhdueshme me granata nuk ekziston më. Nga shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ukrainë pritet të arrijë artileri e rëndë, municione dhe dronë.

SHARE