Në Stamford Bridge zhvillohet derbi londinez ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit i mbetur nga java e 25-të e Ligës Premier.
Blutë janë në vend të tretë në renditjen tabelare me 62 pikë, në përpjekje për ta konfirmuar një vend në top-katërshe.
Ndërkohë, Topçinjtë mbajnë vendin e pestë me 54 pikë, tri më pak se Tottenham Hotspur, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Trajnerët Thomas Tuchel dhe Mikel Arteta i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim.
Formacioni startues i Arsenalit: Ramsdale; White, Gabriel, Holding, Tavares; Xhaka, Elneny; Saka, Odegaard, Smith Rowe; Nketiah
/Telegrafi/