URA: PAZHIN GËNJEU QYTETARËT DHE DEPUTETËT, KY ËSHTË MENDIMI ORIGJINAL I KOMISIONIT TË VENECIAS

“Ministri i Drejtësisë së MZ, Zoran Pazhin, gjatë diskutimit me rastin e miratimit  të plotësimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe gjyqtarët, në mënyrë të hapur gënjeu qytetarët e Malit të Zi dhe deputetët në Kuvend, kur tha se mendimi i Komisionit të Venecias konfirmon se ligji i propozuar është në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi”, kumtuan sot nga Lëvizja Qytetare URA.

Nga Lëvizja Qytetare URA, kumtuan se kanë dorëzuar mendimin origjinal të Komisionit të Venecias, i cili në mënyrë eksplicite thekson se “Neni 139a i Ligjit për plotësimin e Ligjit për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët, të propozuar nga Qeveria, është në kundërshtim me nenin 127 të Kushtetutës së Malit të Zi”. “Dje gjatë seancës plenare, Pazhin, pavarësisht nga të gjitha arsyet e tjera, ndryshe e interpretoi mendimin e këtij trupi këshillues të Këshillit të Evropës.

“Ne, si Qeveri përgjegjëse, kërkuam mendimin e Komisionit të Venecias dhe ky mendim konfirmoi qëndrimin e Qeverisë se mekanizmi zhbllokues që ne propozuam Ligjin për Këshillin Gjyqësor është në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi”, tha dje Ministri  i drejtësisë së Malit të Zi, Zoran Pazhin”, kumtuan  nga Lëvizja Qytetare URA.

Nga Lëvizja Qytetare URA, kumtuan se është “qesharake dhe e trishtueshme të shohësh atë se deri ku e solli vetën Ministri Pazhin, i cili, përveç gjimnastikës mendore dhe juridike, me të cilën është i njohur, filloi haptas dhe pa asnjë turp, të përdor gënjeshtra të thjeshta dhe të pa vërteta”, thuhet në kumtesë të Lëvizjes Qytetare URA.  

“Qëllimi i Qeverisë për të kapërcyer çështjen e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, përmes ligjit të propozuar që është në konflikt të drejtpërdrejtë me Kushtetutën,  si aktin më të lartë ligjor, është jashtë ç’do logjike. PDS krijoi një krizë politike që sot vuan një nga tre degët më të rëndësishme të qeverisjes, ndërsa është edhe më qesharake për të vëzhguar se si me aktet antikushtetuese dhe dhunën ligjore, po përpiqen të rregullojnë gjyqësorin në Mal të Zi”, kumtuan  nga Lëvizja Qytetare URA.

SHARE