MALI I ZI  – PORTUGALIA: ENERGJIA DHE TURIZMI JANË ÇELËSI KRYESOR PËR PËRMIRËSIMIN E BASHKËPUNIMIT

Mali i Zi dhe Portugalia duhet të arrijnë një bashkëpunim më të ngushtë ekonomik dhe sektorët kryesorë në të cilët mund të përmirësohet janë energjia dhe turizmi, u vlerësua gjatë takimit të ministres së Ekonomisë së Malit të Zi, Dragica Sekulliq dhe ministrit të Portugalisë Manuell Caldeira Cabral.

Sekulliq po qëndron në qytetin portugez Porto, ku pas takimit me Cabral, ajo do të prezantoi mundësitë e investimeve të Malit të Zi.

Gjatë takimit Sekulliq dhe Cabral thanë se shpresojnë që bashkëpunimi mes dy vendeve dhe ministrive të tyre do të thellohet dhe të përmirësohet në të gjitha fushat.

“Portugalia ka përvojë të madhe në ndërtimin e termocentraleve me erë, jo vetëm në këtë, por edhe në vende të tjera, ku kompanitë portugeze njihen si investitorë të drejtpërdrejtë të huaj të në këtë sektor”, u kumtua  gjatë takimit.

“Portugalia, si vend i orientuar tradicionalisht në turizëm, ka një sistem arsimor të zhvilluar mirë për atë sektor i cili mbulon shkollat ​​e mesme dhe fakultetet, duke dhënë, përveç njohurive edhe përvojën  teorike dhe praktike”, kumtuan zyrtarët portugezë.

Në takim u arrit në përfundimin se ekziston mundësia e investimeve direkte të investitorëve portugezë në fushën e turizmit, përmes investimeve të gjelbra dhe përmes privatizimit të hoteleve në dispozicion në Mal të Zi.

SHARE