TABAK: PËR PËRFITIMET E ANËTARËSIMIT TË FOLET EDHE PAS HYRJES NË NATO

Strategjia e komunikimit ” Mali I Zi, anëtare e NATO-s, për periudhën deri në vitin 2020″, të cilën Këshilli për NATO, e ka shqyrtuar javën e shkuar, është mënyrë e mirë që opinioninit malazez edhe pas bashkimit me Aleancën të ua tregojnë përfitimet nga anëtarësimi, vlerësoi analisti politik kroat Igor Tabak.

Megjithëse në Kroaci, e cila është anëtare e NATO-s që nga viti 2009, nuk kishte një strategji të tillë pas hyrjes në Aleancë, Tabak thekson se në Mal të Zi, ka një ndarje të madhe në këtë drejtim, prandaj për Strategji në mënyrë të arsyeshme diskutohet.

“Kroacia kishte një strategji të komunikimit para anëtarësimit, e cila kishte për qëllim rritjen e mbështetjes për aleancën dhe shpjegimin e përfitimeve të aleancës përpara se të bashkohej me NATO-n, por jo më vonë, por është e rrallë që opinioni është kaq fort i ndarë në Mal të Zi, për çështjen e anëtarësimit “, tha Tabak për gazetën “Pobjeda”.

Ai shton se kundërshtimi i Kroacisë ndaj anëtarësimit në NATO ishte shumë i butë. “Prandaj, mua më duket se kjo çështje është më shumë e lidhur me specifikat lokale, sepse në Mal të Zi ka ende një ndarje të madhe rreth kësaj çështje. Nga ana tjetër, unë e justifikoj strategjinë e komunikimit sepse besoj që përfitimet e anëtarësimit do të shihen, veçanërisht nëse ka fatkeqësi të mëdha natyrore Pastaj është e rëndësishme për të informuar publikun dhe për të lehtësuar ndarjet që nuk janë të zakonshme në shumicën e vendeve të tjera , “përfundoi Tabak.

SHARE