KUVENDI I KOMUNËS SË TUZIT VOTON PROPOZIM VENDIMIN MBI KOMPENSIMIN PËR PAJISJE KOMUNALE TË TRUALLIT NDËRTIMORË PËR OBJEKTE TË PALIGJSHME

Sot në seancën e shtatë të veçantë të Komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, këshilltarët prezent nga pozita dhe opozita, në përjashtim të këshilltarit të Partisë Boshnjake, nga radhët e pozitës Hidajet Kallaç, i cili votoi kundër, votuan propozim vendimin mbi kompensimin për pajisje komunale të truallit ndërtimorë për objekte të paligjshme.

Me këtë vendim përcaktohen kushtet, lartësia, mënyra, afatet dhe procedura e pagesës së kompensimit për pajisje komunale të truallit ndërtimor për objekte të paligjshme.

Këtë kompensim e paguan pronari i objektit të paligjshëm. Kompensimi do të llogaritet  në bazë të Elaboratit të studimit të gjendjes së nxjerrë të objektit të ndërtuar të vërtetuar nga organizata gjeodezike e licencuar për metër katrorë të sipërfaqes neto të objektit dhe për metër katrorë të hapësirave të hapura në parcelën e dedikuar për kryerjen e veprimtarisë. Kufijtë  e zonave janë përcaktuar në bazë të dokumenteve të planifikimit, kufijve dhe komunave kadastrale.

Në zonën e parë përfshihet hapësira që kapë: Komuna Kadastrale Tuz, Komuna Kadastrale Dinoshë ( përveç vendbanimeve Pikalë, Priftën, Llofkë dhe Selisht), pastaj Komuna Kadastrale Vllanë dhe Rakiq, brenda kufijve të vendbanimit, Komuna Kadastrale Vrane dhe Komuna Kadastrale Vuksanlekaj. Ndërsa zona e dytë përfshinë të gjitha vendbanimet tjera dhe truallin në territorin e komunës së Tuzit.

Kompensimi i objekteve të paligjshme sipas këtij propozimit përcaktohet në varësi të shkallës së pajisjeve të truallit ndërtimorë dhe kostos mesatare të pajisjes komunale, sipas zonave.   Kompensimi për objekte të paligjshme të banimit paguhet një herë ose në kiste të barabarta mujore të cekur në kërkesë të pronarit të objektit të paligjshëm dhe më së shumti në 240 këste mujore.

Ky Kompensim paguhet në llogarinë e buxhetit të Komunës së Tuzit.

Ky vendim hynë në fuqi ditën e tetë nga dita e publikimit në “Fletën zyrtare të Malit të Zi –Dispozitat e Komunës”.

 

SHARE