ABAZOVIQ DO TË JETË GATI TË PREZANTOJË PROGRAMIN E PUNËS SË QEVERISË JAVËN E ARDHSHME

Pres që kryeministri i emëruar për qeverinë e re, Dritan Abazoviq, javën e ardhshme të informojë me shkrim Kuvendin dhe kryetarin për gatishmërinë e tij për të prezantuar konceptin dhe programin e punës së qeverisë së ardhshme, tha kryetari i Klubit të Deputetëve “E zeza mbi të bardhën” Millosh Konatar dhe shtoi se kjo formalisht dhe thelbësisht krijon kushtet për caktimin e seancës. Konatar e tha këtë gjatë takimit me ambasadorin e Republikës së Sllovakisë në Mal të Zi, N.E. Boris Gandel. Siç është bërë e ditur nga LQ URA, ambasadori Gandel ka shprehur interesim për aktualitetin në Mal të Zi dhe për proceset e formimit të qeverisë pakicë. “Është e nevojshme që krerët parlamentarë të mundësojnë funksionimin e demokracisë malazeze, të zhbllokojnë institucionet. Mali i Zi, si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të ketë institucione efektive dhe efikase në kohë sfiduese,” tha Gandel. Deputeti Konatar e informoi ambasadorin për bisedimet dhe proceset që po zhvillohen për formimin e qeverisë së pakicës dhe vuri në dukje se kryeministri i mandatuar do të informojë sa më shpejt Kuvendin për gatishmërinë e tij për të paraqitur konceptin dhe programin e punës së Qeverisë së ardhshme evropiane. “Bashkëbiseduesit pajtohen se Mali i Zi dhe qytetarët e tij nuk kanë kohë për të pritur dhe se bashkëpunimi me partnerët evropianë është i një rëndësie kyçe”, përfundon deklarata.

SHARE