SHPALLEN REZULTATET PËR ZGJEDHJET E PJESSHME LOKALE NË SHQIPËRI

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) ka miratuar dhe shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të pjesshme lokale në Shqipëri. Sipas vendimeve të Komisionit Rregullator pranë KQZ-së, partia në pushtet, Partia Socialiste e Shqipërisë (PS), ka fituar në 5 bashki, ndërsa koalicioni “Shtëpia e Lirisë” i përbërë nga dy parti opozitare ka fituar një bashki.Kandidatët e PS-së që ka fituar për kryetarë të bashkive janë Rahim Spahiu në Dibër, Emiriana Sako në Durrës, Blerim Shera në Vorë, Edison Memolla në Rrogozhinë dhe Eriselda Sefa në Lushnjë. Ndërkohë, Bardh Spahia, i mbështetur nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”, ka fituar garën për drejtimin e Bashkisë së Shkodrës. Sipas KQZ-së, kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor Gjyqësor pranë Gjykatës Administrative të Apelit Tiranë. Më 6 mars në Shqipëri u mbajtën zgjedhje të pjesshme lokale në gjashtë bashki, për shkak të dorëheqjeve, shkarkimeve dhe ndërprerjes së parakohshme të mandatit të kryetarëve të zgjedhur nga zgjedhjet vendore të 30 qershorit 2019. Pjesë e partive politike që konkurruan në këto zgjedhje ishin Partia Socialiste e Shqipërisë dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, parti të tjera opozitare, si dhe një koalicion me dy parti.

SHARE