ISHP: 185 TË INFEKTUAR, 8 VIKTIMA

Në 24 orët e fundit nga pasojat e koronavirusit, tetë persona kanë humbur jetën në Mal të Zi dhe janë regjistruar 185 raste të reja pozitive me infeksion, njofton Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Vdekjet e raportuara të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 janë nga: Nikshiqi (4), Bijello Pole (2), Ulqini (1) dhe Podgorica (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,666. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 242 pacientëve. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 2,375.

SHARE