PROTESTA MASIVE NË MAL TË ZI, KËRKOJNË ZGJEDHJE TË REJA

Partitë pro-serbe dhe pro-ruse në Mal të Zi, kërkojnë mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke vështirësuar kështu formimin e një qeveria të përkohshme të drejtuar nga Dritan Abazoviq. Kjo kërkesë erdhi gjatë një proteste më 9 shkurt në Podgoricë. Protesta e së mërkurës, me sloganin “Mbrojtja e vullnetit elektoral të qytetarëve”, u drejtua nga zyrtarët e Demokratëve. Protesta u mbështet edhe nga deputetët dhe zyrtarët e Frontit Demokratik. Ata po ashtu shprehën pakënaqësi për formimin e mundshëm të një qeverie të pakicës, që është propozuar nga ish-partneri i tyre politik, Dritan Abazoviq, që është kryetar i Lëvizjes Qytetare URA. Në protestën e 9 shkurtit morën pjesë disa mijëra qytetarë dhe aktivistë të subjekteve politike, të cilët mbajtën flamuj shtetërorë dhe mbishkrime përmes së cilave u bëhej thirrje qytetarëve që t’i rezistojnë “vjedhjes së vullnetit elektoral”.

SHARE