KONSULTIMET PËR MANDATAR DERI NË FUND TË JAVËS

Konsultimet e Presidentit të shtetit me përfaqësuesit e klubeve të deputetëve për kryeministrin e mandatuar do të bëhen deri në fund të javës, e ndoshta edhe më herët, mëson TVMZ.  Lëvizja qytetare URA propozon kreun e partisë së saj, Dritan Abazoviq, i cili theksoi se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë.  Partia Socialiste Popullore ende nuk ka një qëndrim përfundimtar për qeverinë e pakicës, ndërsa Partia Socialdemokrate e Malit të Zi dhe Socialdemokratët thonë se janë gati për bisedime, por në kushte të caktuara. Kreu i URA-s, Dritan Abazoviq, tha për Deutsche Welle-s se ai nuk ikën nga posti i kryeministrit dhe se është i gatshëm të marrë përgjegjësinë nëse i kërkohet një gjë e tillë.  Disa media raportuan se përzgjedhja e mandatarit mund të ndodhë që të enjtën, por URA nuk konfirmoi gjë. 

SHARE