MIKIQ: SE SI DO TË VOTOJË LQ URA VARET NGA PËRGJIGJA E BEÇIQIT

Deri në fund të ditës ose nesër në mbledhjen e klubit të deputetëve, LQ URA do të vendos nëse do të votojë për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit Aleksa Beçiq, tha për Radio MZ drejtori ekzekutiv i LQ URA Zoran Mikiq. “Tashmë prej javësh na akuzojnë për një lloj tradhtie, 21 milionëshe, se jemi anëtarë të një grupi të organizuar kriminal etj. Mendoj se publiku meriton të dëgjojë nga zoti Beçiq nëse ai qëndron pas këtyre akuzave dhe nëse mendon edhe ai kështu”, tha Mikiq. Në bazë të përgjigjes së Beçiqit, LQ URA do të vendos për shkarkimin e Beçiqit, propozim ky i cili do të diskutohet në seancën e Kuvendit të caktuar për nesër në ora 11:00. Duke komentuar deklaratën e Demokratëve se kushdo që voton largimin e Aleksa Beçiqit ose nuk merr pjesë në votim në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit nesër, ka bërë marrëveshje me PDS-në dhe ka krijuar koalicion të ri parlamentar, Mikiq tha se Demokratët ishin pengesa më e madhe për marrëveshjen brenda shumicës parlamentare.

SHARE