Nga pasojat e koronavirusit kanë vdekur 6 pacientë kurse 906 të tjerë kanë rezultuar pozitivë nga pasojat e këtij infeksioni, është kumtuar sot nga Instituti i Shëndetit Publik. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 525 persona. Kurse siç është kumtuar, laboratorët e këtij instituti, gjatë ditës së djeshme, kanë analizuar 2 mijë e 708 mostra të dyshuar për koronavirus, kurse raste aktive janë 7,374.