PËR ÇERTIFIKATAT E RRËME TË COVID BURGIM OSE GJOBË

Të gjithë ata që përdorin ose lëshojnë certifikata të rreme të Covid-it mund të dënohen me burgim nga tre deri në pesë vjet ose gjobë, tha Vukash Radonjiq nga Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë. Vetëm javën e kaluar, tetë persona janë dënuar me gjobë në total prej 1,600 euro.“Të gjithë këta qytetarë kanë ardhur në këto vërtetime dhe teste të falsifikuara përmes personave të caktuar të panjohur, përmes ndonjë ndërmjetësi, i kanë blerë për një shumë të caktuar parash”, tha Radonjiq. Ai po ashtu tha se Prokuroria Themelore e Shtetit në Podgoricë ka vlerësuar se gjoba është shumë më efikase dhe se paratë e fituara në këtë bazë janë paguar në dobi të institucioneve publike apo organizatave humanitare.

SHARE