SHPORTA E KONSUMIT NË DHJETOR 671.8 EUR

Vlera e shportës minimale të konsumit për muajin dhjetor, sipas të dhënave të Monstat, arriti në 671.8 euro, që është 0.4 për qind më shumë se në nëntor. “Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike arritën në 291,8 euro, që është 1,4 për qind më shumë se në muajin nëntor”, thuhet në deklaratë. Statisticienët thanë se shpenzimet për produkte dhe shërbime joushqimore arritën në 380 euro, që është 0.4 për qind më pak se në nëntor.

SHARE