Sindikata profesionale e taksistëve të Malit të Zi ka kërkuar caktimin urgjent të seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Malit të Zi, me rastin e rritjes së çmimit të naftës dhe derivateve të tjera, për herë të dytë këtë vit. Sipas njoftimit, çmimi i karburantit është rritur 16 herë për një vit, ose mesatarisht 30 për qind, krahasuar me fillimin e vitit 2021. „Ne nuk jemi në gjendje të rrisim çmimet e shërbimeve tona, por po operojmë me çmime të nivelit të vitit 2019, dhe kështu me vetëdije po operojmë me humbje, pikërisht sepse përdoruesit e shërbimeve tona janë në një pozitë të palakmueshme ekonomike dhe sociale,“ tha Pavlloviq. Ai shton se dhe se rritja e çmimit do ta rëndonte edhe më shumë dhe do të zvogëlonte më tej numrin e përdoruesve të shërbimeve, i cili tashmë është në një nivel mesatar prej 40 për qind në krahasim me vitin 2019 dhe që është në tendencë të rënies çdo ditë. Gjithashtu, nga Sindikata profesionale e taksistëve të Malit të Zi kërkojnë nga Kuvendi që urgjentisht t’i propozojë Qeverisë së Malit të Zi kufizimin e çmimit të Eurosuper 95 dhe Eurodizel në maksimum 1.10 euro për litër, të paktën deri në miratimin e ligjit kur do të krijohen kushtet për uljen e akcizës për karburantet.