TË GJITHA LLOJET E KARBURANTEVE MË SHTRENJTË DERI NË GJASHTË CENT

Të gjitha llojet e karburanteve nga mesnata do të rriten nga tre deri në gjashtë cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimet e Eurosuper 95 dhe 98 do të rriten për tre cent, kështu që në dy javët e ardhshme do të kushtojnë 1.45 euro dhe 1.49 euro. Nafta për ngrohje dhe Eurodizel do të rriten për gjashtë cent dhe do të kushtojnë 1.32 euro dhe 1.34 euro.

SHARE