COVID19 NË MAL TË ZI: 1.945 RASTE TË REJA, 4 HUMBJE JETËSH

Në Mal të Zi sot janë regjistruar 1.945 raste të reja me Covid 19, njoftojnë nga ISHP, ndërsa 4 persona e kanë humbur jetën. Më i riu ishte në moshën 33 vjeçare ndrësa më i moshuar 93 vjeç. Numri më i madh i rasteve u regjistrua në Podgoricë 571, Nikshiq 282, Tivar 180, ndërsa në Tuz u regjistruan 11 raste. Gjatë kësaj kohe u shëruan 2.824 të infektuar. Rastet aktive janë 16.530, nga të cilët 133 në komunën e Tuzit.

SHARE