2,386 INFEKSIONE TË REJA, 13 NË TUZ

Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, laboratorët e tjerë publikë dhe privat përfunduan analizat dhe dorëzuan rezultatet për 6,388 mostra ku të infektuar rezultuan 2,386 persona 13 prej tyre janë në Komunën e Tuzit. Në komunën e Tuzit numri aktual i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 128 persona. Instituti i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë kësaj kohe 5 persona humbën jetën, kurse numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë në Mal të Zi ka shkuar në 2,433 persona. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e reja të zbuluara si dhe numrin e të shëruarve, numri i përgjithshëm i rasteve aktualisht aktive me COVID-19 në Mal të Zi është 20,497.

SHARE