40 MILIONË EURO NË MBËSHTETJE TË BUJQËSISË

Agrobuxheti në vitin 2022 është dhjetë milionë më i lartë se vitin e kaluar. Këtë vit janë tre thirrje publike nga IPARD II – programi për përmirësimin e prodhimit primar, kapaciteteve përpunuese dhe zhvillimin e turizmit rural. Agrobuxheti për vitin 2022 është aktualisht në fazën e draftit, janë ndarë 40.25 milionë euro dhe 3.7 milionë euro shtesë. Kjo është rreth 10 milionë fonde më shumë se një vit më parë. Së shpejti do t’i prezantohet publikut dhe do t’i dorëzohet Kuvendit për miratim, tha në një intervistë për “Vijesti” ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe ekonomise se Ujërave Aleksandar Stijoviq.

SHARE