PËRSËRI NUMËR I LARTË I TË INFEKTUARVE, 2.960 RASTE TË REJA

Nga Instituti i Shëndetit Publik kanë kumtuar se sot 5 persona kanë  vdekur nga pasojat e koronavirusit, kurse 2 mijë e 960 kanë rezultuar pozitiv. Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 556 të prekur nga Covid-19. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes si pasojë e Covid-19 në Mal të Zi deri tani ka shkuar në 2428 ë kurse aktualisht me këtë virus janë të prekur 19 mijë 268 përsona. Ndërkaq, në Qendrën Klinike janë duke marrë trajtim mjekësor 83 pacientë të prekur nga korona virusi, prej të cilëve 22 janë në gjendje të rëndë. Dozën e parë të vaksinës kundër virusit korona  deri tani e kanë marrë mbi 62.2 për qind e popullsisë së moshës madhore, kurse u rivaksinuan më shumë se 60 për qind, ndërkohë që mbi 80 mijë qytetarë e kanë marrë edhe dozën e tretë të vaksinës.

SHARE