KRIVOKAPIQ: KJO QEVERI ËSHTË NDËR MË TË SUKSESSHMET

Qeveria aktuale e Malit të Zi do të mbahet mend si një nga më të suksesshmet në historinë e Malit të Zi, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq. Ai tha se të ardhurat prej 700 milionë eurosh për nëntë muaj, askush nuk mund ta kontestojë. Qeveria e Malit të Zi ka organizuar sot një prezantim për të shënuar vitin e parë të punës së saj. Ai shtoi se kjo qeveri ofron programe për përmirësimin e Malit të Zi, prandaj edhe u kritikua nga politikanët, por tregoi se programet janë më të mira se politika. Ai kujtoi se Qeveria një vit më parë, kur u formua, konstatoi paligjshmëri, pengim të heshtur, drejtësinë te robruar, nepotizëm, arkat bosh dhe mungesën e kontratave për blerjen e vaksinave.

SHARE