Sot u mbajt seanca e gjashtë e Kuvendit të komunës së Tuzit, komunë në kuadër të Kryeqytetit, ku në rend të ditës ishin Propozimi i vendimit mbi emërimin e Komisionit për shpërndarjen e mjeteve organizatave joqeveritare dhe Propozimi i vendimit mbi emërimin e anëtarëve të Komisionit për ndarjen e mjeteve klubeve sportive.
Komisioni për shpërndarjen e mjeteve organizatave joqeveritare përbëhet nga Naser Krkanoviq, Gjergj Camaj, Albina Dreshaj, Amra Turuskuviq dhe, Admir Nikaj dhe sekretari Emin Axhoviq.
Ndërsa Komisionin për ndarjen e mjeteve klubeve sportive përbehet nga Sanda Zejnilloviq, Mark Camaj dhe Senad Padoviq.
Lidhur me këtë pikë nga Alternativa Shqiptare propozuan që anëtar i Komisionit në vend të Senad Padoviq, të emërohet Gjon Gjonaj, mirëpo ky propozim u mbivotua nga shumica parlamentare.
Ndërkaq , Kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj, paralajmëroi se shumë shpejt do të jetë seanca e radhës lidhur me legalizimin e objekteve.