KOSOVA E GATSHME PËR ZGJEDHJET E 17 TETORIT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë bërë të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale 2021, që do të mbahen më 17 tetor. Në një konferencë për media të KQZ-së është bërë e ditur se në operacionin policor për zgjedhjet e 17 tetorit do të jenë të angazhuar 3,352 zyrtarë policorë dhe 80 prokurorë. Kryetari i KQZ-së, Kreshik Radoniqi ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë dhe të zgjedhin kryetarët e komunave dhe kandidatët për asamble komunale. “Ftojë subjektet politike, kandidatët për asamble dhe çdo kënd tjerë që kanë rol në procesin zgjedhor t’i përmbahen ligjit dhe rregullave zgjedhore, në të kundërtën rrezikojnë të krijojë vepër penale të paraparë në Kodin Penal të Kosovës”. KQZ-ja ka bërë të ditur se ka bërë kërkesë nga Qeveria e Kosovës që të hiqet kufizimi i lëvizjes, që nis nga ora 22:00 deri në ora 05:00, por që ende nuk ka marrë aprovim.

SHARE