KRIVOKAPIQ: SË BASHKU TË BËJMË RAJONIN DIXHITAL DHE MË TË LIDHUR

Angazhimi themelor i Qeverisë së Malit të Zi është një qasje e zgjuar, e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, dhe që kjo të realizohet në praktikë, është i nevojshëm transformimi dixhital, i cili është një nga detyrat kryesore të kësaj Qeverie, tha kryeministri Zdravko Krivokapiq. Ai në hapjen e Takimit të Nivelit të Lartë brenda ditës së tretë të Samitit Dixhital të Ekonomive të Ballkanit Perëndimor, i cili po mbahet në Podgoricë, tha se teknologjitë e bëjnë jetën më të lehtë, e bëjnë atë më të mirë me mundësinë e komunikimit më të shpejtë. Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu vuri në dukje se qëllimi është të zvogëlohen kostot e roamingut me vendet e Bashkimit Evropian, dhe deri në vitin 2027, ato do të reduktohen me 90% për rrjetet celulare aktualisht më të shtrenjta në Ballkanin Perëndimor. 

SHARE