NË QENDRA TREGTARE PA TESTE DHE VAKSINIM

Për shkak të situatës më të mirë epidemiologjike në Malin e Zi, certifikata Kombëtare Digital COVID nuk do të jetë më e nevojshme si kusht për të hyrë në qendrat tregtare, qendrat e biznesit dhe ndërtesat e biznesit që kanë mbi një mijë metra katror hapësirë. Kjo u njoftua në një konferencë për shtyp nga drejtori i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Igor Galliq. Galliq tha se numri i rasteve të reja të koronavirusit të ri në dy javët e fundit (nga 23 shtatori deri më 6 tetor) ra me 40 përqind në krahasim me dy javët para asaj periudhe (nga 9 shtatori deri më 22 shtator). Prandaj, Qeveria e Malit të Zi, siç tha ai, ka vendosur që masat në luftën kundër virusit korona do të përshtaten me situatën në terren.  “Në përputhje me pritshmërinë që Mali i Zi të bashkohet me certifikatën dixhitale të COVID, kohëzgjatja e izolimit shkurtohet nga 14 në 10 ditë, domethënë një nga elementët e certifikimit dixhital COVID është një test pozitiv i PCR që është më i vjetër se 10 ditë dhe jo më i vjetër më shumë se 180 ditë. Elementë të tjerë të certifikimit dixhital COVID janë: Që personi të jetë plotësisht i vaksinuar, pavarësisht sa ditë kanë kaluar nga rivaksinimi, Që personi të ketë një test PCR negativ për COVID-19 i cili nuk është më i vjetër se 72 orë, Se personi ka një test negativ të shpejtë të antigjenit që nuk është më i vjetër se 48 orë,” tha Galliq. Drejtoresha e Qendrës Spitalore të Malit të Zi, Lilana Radulloviq, tha se numri më i madh i pacientëve me covid, 125, ndodhen të shtruar në këtë institucion. Në respiratorë janë 19 pacientë, 15 me ventilim jo invaziv , dhe 4 në ventilim mekanik. Nga 19 pacientë në respiratorë, 18 janë të pavaksinuar. Të shtruar në spital janë 21 pacientë nën moshën 50 vjeç, dhe të gjithë tha Radulloviq, janë të pavaksinuar.

SHARE