KRIVOKAPIQ-MARKOVIQ: TË TREGOJMË ME VEPRIMET TONA SE JEMI GATI PËR NË BE

Konsensusi i qytetarëve për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian duhet të kthehet në një shtysë të re nga reformat konkrete dhe veprimet duhet të tregojnë se ne jemi gati të bëhemi anëtar i ardhshëm i Unionit, theksuan Kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe kreu i ri i i misionit të Malit të zi në BE Petar Markoviq. Krivokapiq i uroi ambasadorit Markoviq punë të suksesshme në ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit me partnerët evropianë të Malit të Zi. “E ardhmja nuk mund të presë,” tha Kryeministri në Twitter.

SHARE