Mbledhja e Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes e cila ishte planifikuar të mbahej sot u ndërpre, pasi nuk u paraqitën Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, Ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviq, Drejtori i Administratës së Policisë Zoran Brgjanin, Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare Dejan Vukshiq, Ministrja e Mbrojtjes Olivera Injac dhe ushtrues detyre i drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, Miodrag Bashoviq. Mbledhja u thirr me qëllim të analizimit të veprimeve të sektorit të sigurisë në Cetinë më 4 dhe 5 shtator. Mbledhja ka shumë të ngjarë të vazhdojë më 21 tetor. Anëtari i këshillit dhe deputeti i PDS-së Predrag Boshkoviq u tha gazetarëve se mbledhja duhet të vazhdohet, në mënyrë që të përcaktohej përgjegjësia individuale. Qëndrimi ynë politik është i qartë, ajo që ndodhi në Cetinje është një turp për shtetin i cili vendosi forcat policore kundër popullit për të inaguruar kryepeshkopin e një kishe tjetër në Mal të Zi”, tha deputeti Boshkoviq.