NË QKI “MALËSIA” ËSHTE HAPUR EKSPOZITA “BUKURITË E LIQENIT TË SHKODRËS”

Në ambientet e Qendrës kulturore informative (QKI) “Malësia” në Tuz, është hapur ekspozita “Bukuritë e Liqenit të Shkodrës”, ku janë shfaqur fotografitë e specieve bimore dhe kafshore, habitateve dhe vlerave kulturore të kësaj zone.Organizatori i ekspozitës është Qendra për mbrojtje dhe studim të shpendëve (CZIP), dhe ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 30 shtator. Autorët e fotografive janë nga ekipi i CZIP, studiuesit nga rajoni, Sllovenia dhe Austria, si dhe fotografët lokalë nga zona e Tuzit.Gjatë ekspozitës planifikohen shumë aktivitete për fëmijët e moshës shkollore në mënyrë që ata të njihen me botën bimore dhe shtazore të Liqenit të Shkodrës dhe me rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.

SHARE