ERDOGAN NESËR VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI

Presidenti i Republikës së Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, nesër do të jetë në vizitën e parë zyrtare në Mal të Zi me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, u njoftua nga kabineti i Gjukanoviqit. “Presidenti Gjukanoviq dhe gruaja e tij do të përgatisin një drekë festive në nder të mysafirit të lartë dhe gruas së tij. Përveç anëtarëve të delegacioneve, të ftuar në drekë do të jenë Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq, Kryetari i Kryeqytetit të Cetinjes Aleksandar Kashqellan, Kryetari i Partisë Boshnjake Ervin Ibrahimovicq dhe Reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat Fejziq,” thuhet në deklaratë.Në një program të veçantë, zonja e parë e Malit të Zi, Lidija Gjukanoviq, do të presë zonjën e parë të Republikës së Turqisë, Emina Erdogan. Ato do të vizitojnë Muzeun e Mbretit Nikolla në Cetinje dhe do të bëjnë një ekspozitë në pllajën para Muzeut. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi, Presidenti Erdogan do të takohet gjithashtu me Kryetarin e Kuvendit Alleksa Beçiq dhe Kryeministrin Zdravko Krivokapiq, dhe gjithashtu është planifikuar një vizitë në Xhaminë Nizam dhe Medresenë Mehmet Fatih.

SHARE