RRITJA E NUMRIT TË TË INFEKTUARVE TË RINJ ËSHTË MË E ULTA NË RAJON

Në nivel javor, rritja e numrit të të infektuarve të rinj në Mal të Zi është +52 përqind, që tani është shkalla më e ulët në rajon, tha ministrja e Shëndetësisë, Jelena Boroviniq Bojoviq. Ajo vuri në dukje se rreth 80 përqind e pacientëve që janë në trajtim spitalor nuk janë vaksinuar, dhe u bëri thirrje qytetarëve të Malit të Zi që të vaksinohen. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 152 pacientë aktualisht po trajtohen për koronavirus në spitalet në Mal të Zi. Ajo vuri në dukje se situata aktuale epidemiologjike kërkon kujdes. “Ne po monitorojmë nga afër situatën dhe në çdo rast sistemi shëndetësor malazez siguron më shumë se 100 përqind të kapacitetit të tij dhe vazhdon me të njëjtin ritëm të kujdeset për të gjithë pacientët me COVID që janë në nivelin e kujdesit shëndetësor parësor, si dhe në niveli sekondar dhe terciar,” përfundoi Ministrja e Shëndetësisë.

SHARE