PLOTËSIMI I KAPACITETIT NË QERSHOR 65 PËRQIND NGA 2019-ta

Plotësimi i kapacitetit në qershor ishte 65 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin rekord 2019, me numrat në rritje ndërkohë që muaji kalon, tha drejtoresha e Organizatës Kombëtare të Turizmit (NTO), Ana Tripkoviq Markoviq. Ajo vuri në dukje se njoftimet dhe pritshmeritë janë të mira, dhe se rrjedha e sezonit do të përcaktohet nga situata epidemiologjike në Mal të Zi deri në fund të sezonit. Ajo tha se të gjitha qytetet në bregdet kanë pjesëmarrje të mirë, me Budvën që dominon. “Ne kemi një normë shumë të mirë të shfrytëzimit në Ulqin – 92 përqind nga viti 2019, Tivati është në vendin e dytë, pastaj aty janë Budva, Herceg Novi, Tivari…sa i përket bregdetit, në disa momente kishte komuna që kaluan 100 përqind, por ishte vetëm në javë të caktuara,” theksoi Tripkoviq Markoviq.

SHARE