Ministri i Arsimit të MZ, Damir Shehoviq, gjatë takimit me drejtoreshën e lobit të grave malazeze dhe koordinatoren e strehimit Kombëtar për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, Aida Petroviq, biseduan për pozitën e vajzave nga popullata Rome dhe Egjiptiane mbi aktivitetet e përbashkëta për përfshirjen e tyre më të madhe në sistemin arsimor.
Shehoviq tha se Ministria e arsimit përmes punës së Drejtorisë për arsimin e anëtarëve të komunitetit pakicë dhe bashkësive të tjera kombëtare ishte e përkushtuar në rritjen e mbulimit të fëmijëve nga popullata rome dhe egjiptiane në sistemin arsimor dhe motivimin e tyre për të ndjekur arsimin.
“Ai theksoi se në këtë fushë është bërë shumë në periudhën e mëparshme, por ende ka shumë sfida dhe përpjekje të përbashkëta të sektorit civil dhe të shtetit për arritjen e përfshirjes më të madhe dhe edukimit më të mirë të grupeve më të ndjeshme”, kumtuan nga ministria e arsimit.
Shehoviq, theksoi se përvojat e sektorit civil janë të vlefshme për institucionet dhe se ato duhet të jenë nxitje dhe udhëzime për hapat e mëtejshëm. Petroviq paraqiti sfidat me të cilat përballet strehimi Kombëtar për viktimat e trafikimit të qenieve njerëzore, si dhe përvojat nga puna me anëtarët e popullatës rome dhe egjiptiane.