Qendra për Autizem, e cila do të mbaj emrin Ognjen Rakoçeviq, do të hapet nesër në Podgoricë. Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë për Kontrollin e Cilësisë dhe Kujdesit Shëndetësor dhe Zhvillimit të Burimeve Njerëzore, Vesna Miranoviq, deklaroi se lidhur me këtë kanë fituar hapësirat dhe pajisjet me vlerë prej 64,000 euro.
“Kemi punësuar njerëz të rinj, të trajnuar në Sarajevë, prandaj jemi të gatshëm që më në fund të merremi me këtë problem”, theksoi Miranoviq gjatë emisionit të mëngjesit në Radiotelevizionin e Malit të Zi.
Duke folur për kuadrot, ajo vuri në dukje se ata ishin të befasuar me përgjigjet e shumta, kur Qendra Klinike e Malit të Zi, shpalli konkurs lidhur me këtë. “Mënyra se si i zgjodhëm edukatorët ishte specifike.
Ne kemi përfshirë në programin e edukimit Dr. Nirvana Pishtoleviq, e cila tani është ligjëruese në Universitetin e Kolumbisë dhe e cila njëkohësisht flet gjuhën malazeze”, tha Miranoviq.
Ajo paralajmëroi se është në plan që në vitin e ardhshëm qendrat e këshillimit në Nikshiq, Tivarë dhe Berane të zgjerohen dhe të forcohen, ndërsa në vitin e tretë projektet do të bëhen edhe në Herceg Novi, Bijello Pole dhe Plevla.
“Pra, pas përfundimit të tre rretheve të para, do të kemi një bazë të dhënash formuese për të ditur se sa fëmijë janë me këtë problem. Pasiqë ky është një proces që nuk mund të bëhet brenda natës”, deklaroi Miranoviq.