Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, tha se pret që Misioni i ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, do ti japin zgjedhjeve presidenciale pasqyrë objektive.
Vujanoviq, priti sot delegacionin e misionit të ODIHR-së për vëzhgim të zgjedhjeve presidenciale në Mal të Zi, të udhëhequr nga Shefi i Misionit Tan de Zulu. Vujanoviq ka theksuar se i respekton aktivitetet e mëparshme të misionit vëzhgues duke i vlerësuar ato si të frytshme dhe tha se pret që misioni në zgjedhjet presidenciale do të ofrojë pasqyrë objektive të zgjedhjeve presidenciale.
Ai tha se është i bindur se të gjitha subjektet në procesin zgjedhor, do të jenë të gatshëm për bashkëpunim maksimal me misionin vëzhgues, kumtuan nga kabineti i Vujanoviq. Në këtë takim prezent ishin edhe zëvendësi i shefit të këtij Misioni, Don Bison dhe analisti politik Mauro Kallvo.