KORDIQ: NEGOCIATAT ME BE NË MËNYRË TRANSPARENTE DHE ME DIALOG

Qeveria është e përkushtuar për të kryer negociata mbi parimin e transparencës dhe gjithëpërfshirjes, me dialog të barabartë dhe partneriteti me përfaqësuesit e shoqërisë civile, i cili mund të kontribuojë ndjeshëm në cilësinë e politikave publike dhe përmbushjen e kritereve të përkohshme dhe përfundimtare. Këtë e tha kryenegociatorja, Zorka Kordiq në hapjen e takimit të katërmbëdhjetë të Komitetit të Përbashkët Konsultativ të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi. “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që organizatat e shoqërisë civile të jenë një partner i pashmangshëm i Qeverisë dhe Kuvendit, jo vetëm në procesin e monitorimit të zbatimit të politikave publike, por edhe në vetë krijimin, pasi që përparësia strategjike e anëtarësimit në BE është një projekt i të gjithë shoqërisë sonë,” tha Kordiq. Ajo shtoi se Qeveria është e përkushtuar për përmirësimin thelbësor të bashkëpunimit dhe dialogut me shoqërinë civile, në të gjitha fushat, dhe posaçërisht në procesin e integrimit evropian. Në fund të takimit, anëtarët e Komitetit të Përbashkët Konsultativ të Bashkimit Evropian dhe Malit të Zi miratuan Deklaratën e Përbashkët.

SHARE