PEDAGOGËT NË SHQIPËRI PARALAJMËROJNË GREVË URIE

Pas dy javësh protesta dhe bojkot të mësimit, pedagogët do futen në grevë urie me 2 Nëntor. “Së bashku në sheshin e lëvizjes universitare përpara UPT në orën 16”00, që të detyrojë qeverinë dhe politikën shqiptare që ta vendosë arsimin e lartë si prioritet kombëtar”, u shpreh Sandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Universiteteve”. Një pjesë e pedagogëve pohojnë se do të marrin pjesë në grevë e të tjerë janë të pavendosur. “Në grevë po do marr pjesë, ne jemi të vendosur të mbështesim sindikatën në të gjitha kërkesat.” “Do e mendoj, nuk e kam vendosur akoma.” Megjithatë ky vendim nuk e ka cënuar plotësisht procesin mësimor. Në shumë prej fakulteteve mësimi ka nisur. Sipas Sindikatës së Universiteteve orët e humbura do zëvendësohen në vijim, por duhet së pari të marrin një përgjigje pozitive nga qeveria. “Sindikata e universiteteve i ka lënë afat qeverisë deri të mërkurën që t’i japë zgjidhje kërkesave të tyre, ku kryesore mbetet rritja e pagës me 50% brenda dy vitesh”.

SHARE