KUVENDI I MZ, SHËNON DITËN E PARLAMENTARIZMIT NË MAL TË ZI 

Kuvendi i Malit të Zi shënoj Ditën e parlamentarizmit, ditën kur në vitin 1906 në Cetinë është konstitua Kuvendi i parë popullor në Mal të Zi. Dita e parlamentarizmit në Mal të Zi, kremtohen me 31 tetor në ditën kur në vitin 1906, në Cetinë është bërë konstituimi i Kuvendit të parë popullor.

Me Kushtetutën e Malit të Zi, nga viti 1905, forma e rregullimit shtetëror të deri atëhershëm, është zëvendësuar me sistemin parlamentarë. Me Kushtetutën e atëhershme ishte përcaktuar që Kuvendi Popullore, përbëhet nga deputetët të cilët i zgjedh populli në mënyrë të lirë dhe nga ata të cilët në Kuvend, zgjedhën sipas pozitës.

Kryetari i Parlamentit, të MZ, Ivan Brajoviq, deklaroi se Parlamenti malazez është personifikimi i diversitetit kombëtar, fetar dhe kulturor të Malit të Zi, i cili në sipas tij  në mënyrë të qartë, me vetëdije dhe me përgjegjësi i vë të gjitha potencialet e veta në procesin e progresit.

Ai theksoi se beson se Mali i Zi “nuk është më vetëm një nxënës i mirë, por një mësues i cili i transferon përvojat e tij për të gjithë ata që duan dhe me të cilët ai ndan vlera dhe qëllime të ngjashme”.

SHARE