Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varheli, tha se gjatë Konferencës Ndërqeveritare me Malin e Zi në qershor të këtij viti, u arrit një moment historik i rëndësishëm në negociatat e Malit të Zi me BE-në.
“Me përmbushjen e kritereve të përkohshme të sundimit të ligjit nga kapitujt 23 dhe 24, Mali i Zi ka bërë një hap kyç përpara në rrugën e tij drejt zgjerimit. Tani jemi gati t’i qasemi mbylljes së përkohshme të kapitujve të negociatave”, tha Varheli në takimin e kryetarëve të komiteteve për çështjet evropiane të parlamenteve të vendeve anëtare të BE-së (COSAC), që u mbajt në Budapest më 28 dhe 29 korrik 2024.
Takimi u organizua në kuadër të presidencës hungareze të Këshillit të BE-së.
Siç tha Varheli, ai shpreson që së shpejti të pasojnë konferenca të tjera ndërqeveritare nën presidencën hungareze.
“Mbyllja e kapitujve na çon në fazën përfundimtare të negociatave të anëtarësimit me Malin e Zi”, tha Varheli.