NIMANBEGU: PËR SHKAK TË TIFOZLLËKUT TË BARBARËVE, BUDUQNOSTIT TI HIQET TITULLI

Deputeti Genci Nimanbegu dënoi ashpër sjelljen skandaloze të barbarëve mbrëmë në finalen e Kupës midis Buduqnostit dhe Deçiqit. Edhe pse, KF Buduqnost fitoi me meritë, Nimanbegu beson se titulli duhet të hiqet për shkak të këtij lloji të tifozëllëkut. “Unë shpreh një dënim të madh njerëzor para komunitetit shqiptar në Mal të Zi dhe para shqiptarëve për shkak të asaj që ndodhi në stadiumin nën Gorica. Nata e kaluar supozohej të ishte një festë futbolli, sepse luanin klubet fqinje dhe miqësore. Dhe nuk dua të kujtoj se kapiteni i ekipit kombëtar të Malit të Zi ishte Fatos Beqiraj, se lojtari i Buduqnostit është ndër njëmbëdhjetë më të mirët në dekadën e fundit Sanell Orahovac, pastaj Camaj, etj. Tifozllëku i tifozëve “Varvari”, duke përdorur fjalë që të gjithë i njohim me sinonimin “shiptar”. Sinonimi “shiptar” nuk është sinonim për shqiptarë, është një nga fjalët më fyese që qytetarët në këtë zonë kanë ndaj dikujt tjetër, veçanarisht ndaj nesh, dhe kjo duhet të dënohet. Dua të theksoj pakënaqësinë e madhe të shqiptarëve në Mal të Zi me atë që ndodhi mbrëmë dhe u bëj thirrje të gjitha institucioneve, partive politike, qytetarëve, intelektualëve që ta dënojnë këtë. Tifozët e Buduqnostit janë fëmijët e dikujt, djemt e dikujt, vëllezërit, fqinjët. A i dëgjojnë ata këto në shtëpi, apo janë stereotipe nga e kaluara, nuk më takon mua të gjykoj,” tha Nimanbegu. Ai tha se pret të paktën një falje nga KF Buduqnost dhe një reagim nga Federata e Futbollit të Malit të Zi. “Sipas mendimit tim, titulli duhet t’i hiqet Buduqnostit, edhe pse fitoi me meritë në fushë të gjelbërt, si një mësim për të ardhmen që një tifozllëk i tillë nuk duhet të përsëritet,” tha Nimanbegu. “Më duhet të lavdëroj kolegun tim Nik Gjeloshaj i cili me reagimin e tij ndaloi kundër tifozllëkun i cili mund të kishte ndodhur në stadiumin e Buduqnostit. Falënderoj të gjithë ata që do t’i përgjigjen këtij apelit tim për këtë ngjarje, gjithashtu falënderoj edhe kryetarin e shtetit që ka reaguar i pari, pastaj Partinë Liberale dhe SDP-në që kanë reaguar dhe i ftoj të gjithë të reagojnë,” thotë Nimanbegu. “Ky incident nuk duhet nënvlerësuar. Nëse ka ndodhur në të kaluarën, në të ardhmen e shkatërron Malin e Zi qytetarë,” vuri në dukje Nimanbegu. Po ashtu, në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme u prononcuan nga Forca e Re Demokratike si dhe Nikollë Camaj.

SHARE