NUHOXHIQ: KE NJOHU REZULTATET NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT DHE TERRORIZMIT

Ministri i Punëve të Brendshme të MZ, Mevlludin Nuhoxhiq, tha se në  raportin e Komisionit Evropian për Malin e Zi , janë njohur rezultatet në luftën kundër kërcënimeve globale të sigurisë, të tilla si krimi i organizuar, migracioni i paligjshëm dhe terrorizmi. “Është theksuar se bashkëpunimi i përmirësuar i policisë ndërkombëtare po jep rezultate, të mbështetura nga veprime të shumta me shërbimet policore nga Rajoni dhe Evropa, gjë që rezultoi me arrestimin dhe konfiskimin e narkotikëve, dhe e cila u njoh  nga administrata e Brukselit. Kurse kur bëhet fjalë për  agjencitë evropiane, veçanërisht theksohet bashkëpunimi me EUROPOL dhe FRONTEX”, theksoi Nuhoxhiq. Nuhoxhiq, deklaroi se janë treguar edhe sfidat që do të dalin në periudhën e ardhshme, veçanërisht kur është fjala për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, hetimeve financiare dhe sekuestrimit të pasurive të fituara nëpërmjet veprimtarisë kriminale.

SHARE