Ditëve të ftohta lozim me nuanca të frymëzuara me ngjyra që na qetësojnë.
Ndër opsionet janë edhe nuancat pastel dhe ato të errëta, të ngjashme me sipërfaqet e maleve dhe livadheve.


Është e popullarizuar në botën e modës por edhe të bukurisë, por kur është fjala për manikyrin na sjellin lojëra të ndryshme kreative, transmeton Telegrafi.


Për adhurueset e luleve të fushës, kjo është një ide e përsosur.


Nuanca e errët, e thellë duket shkëlqyeshëm me teksturat me grimca shkëlqyese.


Stili ushtarak ka hyrë në botën e manikyrit elegant.


Smeraldi është një ndër frymëzimet më të bukura, vetëm për ato që bartin glamur.


Edhe linjat e arta kanë avantazhet e tyre stilistike – ‘thyejnë’ bazën e errët.


Ndër opsionet hit janë edhe teksturat e ndryshme nga mat në shkëlqim dhe ato të zgjeruara me shkëlqim. /Telegrafi/