A bën të hani vezë nëse keni kolesterol të lartë?

Prej vitesh, ekspertët kanë theksuar se ngrënia e një veze rekomandohet për të gjithë ata që nuk kanë problem me kolesterolin apo me sëmundjet kardiovaskulare

Disa mjekë dhe nutricionistë pohojnë se vezët janë të dëmshme për kolesterolin dhe se tri vezë janë sasia maksimale që duhet ngrënë në baza ditore.

Kjo është arsyeja pse shumë njerëz bënë teste të ndryshme.

Sipas nutricionstëve, vezët janë plot me kolesterol, mirëpo assesi nuk duhet shmangur. Një vezë e madhe ka rreth 5 g yndyrë të përgjithshme, nga e cila 1.6 g është yndyrë e ngopur.

Është e saktë që vezët kanë kolesterol, por është konstatuar shkencërisht që për rritje të kolesterolit në gjak, para së gjithash, janë yndyrat e ngopura.

Studimet kanë treguar se e bardha e vezës është shumë e shëndetshme dhe ka përmbajtje proteinash dhe vetëm e verdha përmban yndyra të ngopura që ndikojnë në nivelin e kolesterolit. Preferohet heqja dorë nga skuqja e tyre me gjalpë apo vaj.

E ashtuquajtura HDL, e cila në një pjesëmarrje shumë më të lartë gjendet në vezë, ka një rol të rëndësishëm në funksionimin e drejtë të metabolizmit tonë.

Kur kësaj i shtojmë edhe një grusht vlerash të tjera ushqyese të këtij ushqimi, nga të cilat vlera e lartë biologjike e proteinave është një nga më të rëndësishmet dhe, përmbajtja e lartë e vitaminave dhe mineraleve të vlefshme, arrijmë në faktin se veza është pothuajse një ushqim perfekt.

Vezët janë të mirëseardhura në pjatën tonë, na mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë dhe janë të pasura me vitamina A, B6, B12, selen. Vezët përmbajnë aminoacide që ndërtojnë dhe rinovojnë qelizat.

SHARE