Sodë Buke me Vaj Ulliri – Trajtimi Ideal për Shëndetin e Lëkurës

Kjo kurë ndihmon në largimin e papastërtive nga lëkura duke i ofruar asaj shkëlqim ashtu si edhe hap poret dhe e bën lëkurën më elastike. Foto: Flickr

Përdorimet e sodës së bukës janë të jashtëzakonshme në shumë drejtime, një prej tyre është edhe shëndeti i lëkurës.

Falë përbërësve të saj, soda e bukës e përdorur në një kurë të posaçme të kombinuar me vaj ulliri është një mrekulli për shëndetin e lëkurës.

Kura që AgroWeb.org sjell më poshtë mund të përdoret 2 apo 3 herë në javë dhe efektet e saj janë me të vërtetë mahnitëse.

Kjo kurë ndihmon në largimin e papastërtive nga lëkura duke i ofruar asaj shkëlqim ashtu si edhe hap poret dhe e bën lëkurën më elastike.

Përdorimi i rregullt i këtij trajtimi lufton edhe dendësinë e rrudhuave duke i ofruar lëkurës së fytyrës freski dhe rini gjithashtu.

Si Ta Përgatisni dhe Përdorni

Mjafton të hidhni në një tas të vogël një lugë çaji me sodë buke dhe dy lugë çaji me vaj ulliri.

Përziejini mirë të gjitha bashkë derisa të krijohet një masë kremoze dhe më pas aplikojeni në fytyrë.

Lëreni 10 deri në 15 minuta dhe më pas masazhoni fytyrën për dy minuta me mollëzat e gishtave.

Më pas fytyrën shpëlajeni me ujë të bollshëm të vakët.

Këtë kurë mund ta përdorni dy ose tre herë në javë dhe rezultatet që pas javës së parë ndihen direkt në pamjen e fytyrës.

Lëkurë Të Butë

Një tjetër metodë e përdorimit të sodës për butësinë e lëkurës së trupit është që të hidhni pak sodë buke dhe shampoo trupi në ujë dhe masazhoni duart dhe këmbët.

Më pas lajini me ujë të bollshëm dhe do të zbuloni sa e butë është bërë lëkura.

Soda Edhe Për Flokë Të Shëndetshëm

Shampot tradicionale janë të pasur me kimikatë të ndryshëm që prishin balancën e skalpit dhe dobësojnë flokun.

Një herë në muaj përdorni sodë buke për të ruajtur shëndetin e flokëve./AgroWeb.org

SHARE