PODGORICA NUK I HUAZON MAKINERITË TUZIT

SHPK “Komunale”, Tuz, nuk fitoi përgjigje nga Kryebashkiaku i Podgoricës, Ivan Vukoviq, as nga kompanija “Çistoqa”, dhe “Deponia”, në letrën në të cilën ka paralajmëruar marrjen përsipër, të mirëmbajtjes së higjienës publike në gjithë territorin e komunës së Tuzit dhe deponimin e mbetjeve në deponinë “Livade” , sipas gazetës “The World News”. SHPK ”Komunale” nga Deponia kanë kërkuar kontratën për hedhjen e mbeturinave në deponinë ”Livade” por nuk kanë fituar përgjigje as nga kjo ndërmarrje. Drejtori i SHPK ”Komunale” Tuz, Nikollë Camaj tha se ata do të gjinden për makineri nga ndërmarrjet e qyteteve tjera, por kanë pritur që ”Çistoqa” tu dalë në ndihmë. “Unë tashmë jam në negociata me disa komuna. U kërkova drejtorëve të ndërmarrjeve nga qytetet tjera të na vijnë në ndihmë. Shpresoj se do të ketë njerëz me vullnet të mirë që duan të ndihmojnë komunën e re në problemet e saj fillestare. Ka njerëz në Mal të Zi që duan të ndihmojnë kur dikush ka nevojë për ndihmë. Unë llogarisë në ata njerëz. Më vjen keq që nuk gjeta njerëz të tillë në Podgoricë, edhe pse ata kanë një detyrim ligjor dhe moral,” tha Camaj. Camaj thekson se Kryeqyteti-Podgorica nuk ka marrëdhënje me Tuzin ashtu siç deklarojnë. “Ata thjesht nuk mund të pajtohen me humbjen e burimit të tyre kryesor. Ata duan ta trajtojnë Tuzin sikur të ishte lagje e Podgoricës. Atyre nuk mund tu hyjë në kokë se Tuzi është komunë e pavarur, por duhet ta dinë këtë ”, thotë Camaj. Ai thekson se nëse paraqitet ndonjë problem mbi shkarkimin e mbeturinave në deponinë ”Livade”, nuk do të lejojnë që as të tjerët të bëjnë këtë gjë. “Nga Deponia kemi kërkur të vendosim bashkëpunim si dy ndërmarrje dhe të kenë të ardhura nga Tuzi. Nëse refuzojnë, ata duhet të dinë që Deponia është në territorin e Tuzit dhe se ka mekanizma që edhe ne ta përdorim atë. Pra, ose do ta përdorim edhe ne ose nuk do ta përdorin as ata,” tha Camaj.

SHARE