HAN: PËRPARIMI I BALLKANIT PERËNDIMOR ËSHTË MË I MADH SE MË PARË

Komisionari për zgjerimin Johannes Hahn, theksoi se është i kënaqur me strategjinë e Ballkanit Perëndimor për shkak se ka nxitur një dinamikë të re në rajon.

Gjatë një interviste për “Euroaktiv”, të Gjermanisë, Han tha se përparimin më të madh në integrimet evropiane të Ballkanit Perëndimor, në vitin e kaluar ka shënuar Maqedonia, por që edhe pjesa tjetër e rajonit ka përparuar më shumë se më parë.

I pyetur nëse viti 2025, e cila në strategji quhet si viti i zgjerimit të mundshëm i Bashkimit Evropian, është shumë larg për vendet që duan të hyjnë në Bashkimin Evropian.

Gjatë intervistës Hahn thekson se viti 2025 nuk është një datë e largët, sepse reformat për t’iu përshtatur standardeve të BE-së zgjasin shumë kohë, pasi nuk ka të bëjë vetëm me ndryshimet legjislative. Sipas tij, cilësia vjen përpara shpejtësisë.

“Mund të thuhet se të gjitha vendet kanë përparuar gjatë viteve të kaluara, megjithëse me shpejtësi dhe intensitet të ndryshëm. Mali i Zi dhe Serbia, të cilat aktualisht janë” liderë “pas hapjes së kapitujve në vitin e kaluar, pasiqë hapen më së shumti kapituj. Këto dy vende tani kanë 31 kapituj  gjegjësisht 14 të hapura  nga gjithsej  35 kapituj”, deklaroi Han. Sipas ti,  Shqipëria ka bërë përparim të mirë me prioritetet e reformave, veçanërisht në reformën ambicioze të gjyqësorit , ndërsa Qeveria e Shqipërisë  ka treguar unitet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar tha Han.

SHARE