Qendra Shëndetësore Podgoricë nga nesër fillon punën me dy turne të mjekut të përzgjedhur për të rritur dhe diagnostifikimit laboratorik, çdo ditë nga ora 7 deri në 21, në Qendrën për Covid Donja Goricë. “Në përputhje me situatën epidemiologjike dhe rritjen e numrit të personave të infektuar me virusin e ri Sars-CoV-2, nga data 1 korrik do të futet puna me dy turne në Qendër”, thuhet në deklaratë. Siç thuhet, puna e ambulancës për fëmijët Covid vazhdon nga 9 deri në ora 17.