Ekspertja e pavarur e të drejtave të njeriut në moshë pranë Kombeve të Bashkuara, Rosa Kornfeld-Mate, është e shqetësuar siç ka thanë ajo që një numër i konsiderueshëm i të moshuarve në Mal të Zi, ende jetojnë në varfëri absolute.
Ajo e ka ftuar Qeverinë e MZ, që të vazhdoi me reforma në këtë fushë në mënyrë që të sigurohet mbrojtja sociale e shëndetësisë për të moshuarit.
Ekspertja e pavarur për të drejtat e të moshuarve të cilën e kanë emëruar Kombet e Bashkuara Rosa Kornfeld-Mate, gjatë vizitës së saj në MZ, përshëndeti angazhimet e arsyeshme të Qeverise së MZ, por edhe shtoi se “, të moshuarve në MZ, i nevojitet mbrojtje me përgjegjësi sociale”.
Numri i të moshuarve në MZ, është rrit gjatë 50 viteve të fundit dhe pritet që deri në vitin 2050, ç’do i pesti qytetarë i MZ, të ketë 60 e më shumë vite.
“Në popullatën që stagnon , një pjesë e të moshuarve do të rritet dhe do të jetë në nivel të lartë. Sigurimi i plotë i respektimit të drejtave të moshuarve në sistemin e mbrojtjes sociale ka mbet një nga çështjet kyçe” deklaroi Kornfeld-Mate.
Ekspertja e pavarur në shtator të vitit 2018 do ti prezantoi Këshillit për të drejtat e njeriut në Gjenevë raportin e saj gjithëpërfshirës, i cili do të përmbaj gjetjet finale dhe rekomandimet e sjellura gjatë vizitës së saj në MZ.