Zgjedhja e fundit e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese dërgoi një mesazh të qartë se Mali i Zi është i përkushtuar për forcimin e institucioneve demokratike, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Ai mori pjesë në Samitin II për Demokraci, me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.
Kryeministri Abazoviq theksoi se Mali i Zi ka arritur rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmes një sërë veprimesh të policisë dhe Prokurorisë Speciale të Shtetit.
“Detyra më e rëndësishme është sigurimi i shtetit ligjor duke garantuar barazinë e qytetarëve, ndërtimin e institucioneve të forta dhe më efikase, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, përmirësimin e pozitës së pakicave dhe mbështetjen e mediave të lira dhe të pavarura”, tha kryeministri.
“Si anëtar i NATO-s, Mali i Zi vazhdon të kontribuojë në sigurinë kolektive. Njëlloj, duke u përballur me sfidat demokratike, ajo mbetet vërtet e përkushtuar ndaj integrimit evropian – realizimit të një prioriteti të politikës së jashtme”, përfundoi Abazoviq.