OSMANI: DRAFTIN E ASOCIACIONIT TA BËJMË ME SHBA-në

epa10028950 Kosovo President Vjosa Osmani Sadriu arrives for an EU-Western Balkans leaders' meeting in Brussels, Belgium, 23 June 2022. The progress on EU integration and the challenges which the Western Balkans countries face in connection to the Russian invasion of Ukraine are topping the agenda when EU and Western Balkan leaders meet prior a European Council meeting. EPA-EFE/STEPHANIE LECOCQ

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është rikthyer çështjes së statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe të shumëkërkuar Prishtinës zyrtare nga komunitetit ndërkombëtar, si element kyç për avancimin e procesit të dialogut me Serbinë të ndërmjetësuar prej një dekade nga Bashkimi Europian.

Kryetarja e shtetit të Kosovës hodhi idenë që draft-statuti të hartohet nga autoritetet kosovare në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Këtë gjë e kam thënë shumë para se ta pohoj publikisht, sepse një iniciativë e tillë duhet të vijë nga ata që e udhëheqin dialogun. Por pikërisht duke nuhatur që nga BE-ja mund të na mbërrijë një draft, i cili jo domosdoshmërisht na pëlqen në tërësi, kam insistuar të ulemi e të hartojmë një draft tonin në tërësi në përputhje me Kushtetutën”, është shprehur ajo në një emision televiziv.

Mënyra  më e mirë sipas saj, për ta zgjidhur këtë çështje, është që Kosova të ulet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ta hartojnë draftin së bashku. Osmani e pranoi se ka shqetësime sa i përket kompetencave të Asociacionit. Megjithatë, jam e bindur tha presidentja, se “Gjykata Kushtetuese duke u bazuar në parimin e profesionalizmit e pavarësisë së saj në asnjë moment nuk do të mund të eliminonte atë që ia kërkon Kushtetuta dhe njëkohësisht vetë e kanë pohuar në vendimin e vitit 2015“.

Kryeministri Albin Kurti është shprehur më herët i gatshëm të krijojë një draft modern europian për statutin e bashkësisë së komunave me shumicë serbe.

SHARE